Autobiografia
Fadil Kukleci u lind me 10 Tetor 1948 në fshatin Lluga, komuna e Istogut .Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Istog. Diplomoi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, dega e Biologjisë , të cilin e kreu me sukses në vitin 1976.
Pas kryerjes së fakultetit filloi të punojë si profesor në Shkollën e mesme teknike në Prishtinë pastaj në gjimnazin ,,Sami Frashëri’’, ndërsa nga viti 1980 punon në Shkollën e mesme të mjekësisë ,,Dr Ali Sokoli’’ në Prishtinë.
Bletën dhe punën rreth bletës e deshi shumë që nga fëmijëria, mirëpo në atë kohë bletohej në mënyrë primitive. Gjatë studimeve filloi të lexojë dhe të grumbullojë literaturë nga bletaria. Qysh herët vie në përfundim se në bletari mund të arrihen rezultate të dëshirueshme vetëm me familje të forta. Për të arrit deri te ky rezultat eksperimenton në mënyra të ndryshme gjë që shihet edhe në librin e tij të parë ,,Bletimi sipas metodës Kukleci’’.
Lufta e fundit shkatërroi çdo gjë, nuk kursej as bletët. Kështu, që në vitin 1999 filloi prap nga zeroja, por tani me një përkushtim më të madh dhe në mënyrë profesionale. Autori bleton me rreth 250 familje bletësh, në fillim në mënyrë të stacionuar e tani edhe me shpërngulje.
Në mënyrë profesionale merret edhe me prodhimin e mëmave dhe qumështit të bletëve.
Është bashkëpunëtor i revistës mbarëkombëtare ,,Bleta’’
,,Bletaria Bashkëkohore’’ është libri i dytë i autorit |
 |
|
|
 |